Report TV - Ndërprerjet e shpeshta të energjisë, qytetarët e Rrogozhinës në protestë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë kanë nxjerrë në protestë banorët e Gosës, në Bashkinë e Rrogozhinës. Shkak është bërë amortizimi i linjës elektrike, ndërsa banorët thonë së dëmet në elektro-shtëpiake janë të mëdha. Penalizime nga mungesa e energjisë, kanë edhe bizneset në zonë.
Edhe në vitin 2018, furnizimi 24 orë me energji elektrikë mbetet ende luks në disa fshatra të tilla të Shqipërisë. E tillë paraqitet situata në fshatrat e Gosës në Bashkinë e Rrogozhinës si pasojë e linjës së amortizuar, ku banorët e tyre kanë protestuar sot në sheshin kryesor të qytezës. Ata thonë se një situatë e tillë është e pafalshme, ndërsa tregojnë edhe pasojat e ndërprerjes së energjisë orar pa orar.
Në këtë zonë operojnë edhe disa biznese, midis tyre edhe italiane, puna e së cilave penalizohet ndjeshëm nga ndërprerja e energjisë. Pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse në lidhje me këtë rast, edhe pse është e disata herë që problemi bëhet publik në media.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS