109 vjet më parë 8 marsi u shënua si Dita Ndërkombëtare e e Grave në New York, për të përkujtuar lëvizjen për të drejtat e tyre. Në Shqipëri njihet më tepër si festa e nënës sepse regjimi komunist e trajtoi si të tillë.
Report Tv ka pyetur qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës, për të zbuluar dhuratat që bëhen në këtë ditë dhe mënyrën e festimit.
Përgjigjet kanë qenë të shumta, duke nisur nga prenotimet nëpër lokale të ndryshme deri tek dhuratat për këtë ditë të shënuar.