Report TV - Barazi dhe dinjitet, gratë marshim protestë në sheshin bulevardin Dëshmorët e Kombit

Report TV 2018-05-12

Views 0

Në sheshin Skëndërbej zhvillohet manifestimi ku protestohet, festohet dhe jepen mesazhe sensibilizuese për të drejtat e grave.

Shoqëria civile sot me rastin e 8-marsit, Ditës së Gruas, ngre zërin për të drejtat, të cilat duhet të jenë të barabarta mes grave dhe burrave.
Është vënë re një rritje e denoncimeve të dhunës së burrave ndaj grave, por përsëri shohim një pabarazi gjinore. Ky është një marshim paqësor që mund të vazhdojë deri tek Kryeministria, por kjo varet edhe nga kushtet atmosferike, të cilat nuk janë fort të favorshme sot.

Ka shumë gra që gjatë këtij tubimi duan të flasin, të ngrenë zërin, të japin mendimin e tyre, jo vetëm të festojnë por të kërkojnë të drejtat e tyre.
Gratë mbajnë pankarta në duar ku kërkohen të drejtat kryesore të femrave, mbi të gjitha kërkohet barazi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS