Ora News - Ulni muzikën! Ministria përcakton zonat që preken nga zhurmat, duhen orare

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Muzika e lartë në zonat e banuara apo dhe në zonat turistike jo pak herë është kthyer në shqetësim kryesor të familjeve apo turistëve.

Për këtë qëllim të gjitha lokalet do të kalojnë në një proces monitorimi dhe të matjes së ndotjes akustike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u ka kërkuar krerëve të pushtetit vendor dhe inspektorëve një raport të plotë me pesë pika për rastet e ndotjes akustike.

a) identifikimin e aktiviteteve, vendndodhjen, numrin e personave të ekspozuar nga zhurmat

b) vlerësimin e kushteve specifike në licencimin e tyre dhe menaxhimin e zhurmave në mjedis

c) vlerësimin e zonave që duhet të konsiderohen të qeta, shkollat, kopshtet, çerdhet, spitalet etj

d) ngritjen dhe funksionimin e një strukture për monitorimin dhe kontrollin e zhurmave në mjedis

e) plan konkret me oraret e lejuara

Në udhëzimin e Ministrit po ashtu theksohet se oraret dhe normat e zhurmave duhet të jenë në përputhje me standardet e vendosura.

Një tjetër masë do të jetë dhe për zhurmat e prodhuara prej transportit në qendrat e banuara.

Por në këtë rast nuk është kërkuar rishikimi i gjobave por vendosja e barrierave mbrojtëse ndaj zhurmave.

Këto barriera duhet të parashikohennë rastet kur afër rrugëve ndodhen shkollat, spitalet, qendra banimi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ulni-muziken-ministria-percakton-zonat-qe-preken-nga-zhurmat-duhen-orare

Share This Video


Download

  
Report form