Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
450 gra u pushkatuan pa gjyq në burgjet e komunizmit, ku në total vuajtën dënime 7367. Mes tyre është edhe Marie Tuci, e vetmja grua mes 40 martirëve të kishës katolike shqiptare. Dëshmitë e tyre të përmbledhura në librin "Kalvari i grave në burgjet e komunizmit?, vjen si homazh për ata që nuk e festuan kurrë 8 Marsin.
Portreti i saj brenda ish-qelive të degës së brendshme në Shkoder dhe përkrah qiriu i ndezur i një drite që i mungoi brenda këtyre mureve.
Kjo është vetëm një prej historive të grave e vajzave të burgosura, torturuara dhe të vrara barbarisht gjatë regjimit komunist.
Marie Tuci ishte vetëm 18 vjeçe kur u arrestua dhe pas torturave ç?njerëzore, në moshën 22 vjeçare gjeti vdekjen në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ajo është e vetmja grua mes 40 martirëve të fesë, por si historia e saj, ka edhe shumë gra e vajza të tjera që kalonin ditë të errëta në këto burgje.
Historitë e tyre të grumbulluara që në ditët e para të demokracise, e deri rreth viteve 2000, i ka sjellë të përmbledhura në një libër të pagëzuar ?Kalvari i grave në burgjet e komunizmit?, Fatbardha Saraçi (Mulleti).
Fatbardha Saraçi: Libri im ka lindur nga vuajtjet e grave të përsekutuara.
8 Marsi festohej me bujë në vitet e komunizmit, por gratë që dergjeshin në qelitë e errëta të burgjeve të regjimit, as mund të flisnin për të.
Fatbardha Saraçi: Homazh që brezat e rinj të njihen me të kaluarën sepse kujtesa historike është dinjiteti i një kombi.
"Ecja rrugëve të Shkodrës, njerëzit nuk ndalonin të më takonin. Më përshëndesnin nga larg, ose bënin sikur nuk më shihnin. Ecja e ecja drejt dhe nuk shihja njeri, ecja pa kthyer kokën anash"-kjo është dëshmia e parë e lirisë së një gruaje që doli e gjallë nga qelia....
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grate-qe-nuk-festuan-kurre-450-u-pushkatuan-7367-u-burgosen-gjate-komunizmit