Permbytjet ne Shkoder, 2700 ha toke nen uje

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Më tepër se 2700 hektarë sipërfaqe tokë në zonën e Nënshkodrës, janë nën pushtetin e ujit pas shirave të me intensitet të lartë të dy ditëve të fundit. Niveli i ujit në lumin Drin është në rritje dhe përmbytjet po zgjerohen. Banorët flasin për situatë të vështirë.

?Çdo gjë është e mbuluar me ujë dhe lëvizja është shumë e vështirë. Populli është i izoluar komplet dhe nuk kanë si të lëvizin."

?Situata është edhe më keq. Nga mbrëmë ka shtuar gjysmë metër ujë.?

?Njëri thotë dil atje, tjetri thotë dil atje... Buna gjithkund, uji gjithkund. Shtëpia tu u mbyt brenda...?

Banorët thonë se ka pasur probleme edhe me furnizimin me ushqime si dhe me bagëtitë.

?Për bagëti, ai që i ka, shumë problem është.?

?Asnjëfarë ndihme...as lekë e asgjë.?

Më emergjente situata është në Bushat dhe Dajç. Ura e Gjolulit është dëmtuar ndërsa aksi rrugor që lidh Darragjatin dhe Shirqin janë bllokuar.

Rrugë të bllokuara raportohen edhe në Obot. Ujësjellësi i Oblikës është përmbytur dhe është jashtë funksionit për rreth 800 banorë. Në rrezik përmbytjeje është edhe Ujësjellësi Oblika 2. Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion varka dhe mjete transporti për banorët ndërsa janë shpërndarë ndihma ushqimore për zonat e bllokuara.

Share This Video


Download

  
Report form