FUSHE KRUJE-Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dy herë brenda 24 orëve duke përmbytur disa hektarë tokë. Fillimisht Ishmi doli dje nga shtrati, por u tërhoq, ndërsa mesditën e sotme ka dalë sërish pas reshjeve të dendura të shiut paradite. Aktualisht janë rreth 10 hektarë toke bujqësore të përmbytura në fshatin Murqinë.
Problemet më të mëdha nga përmbytjet janë shënuar në Shkodër në fshatin Obot nga shirat dhe shkarkimet, ndërsa ka pasur rrëshqitje në disa qytete. Në Kukës niveli i HEC-it ka arritur në 295 metra, vetëm një metër larg maksimales, ndërsa ka pasur shkarkime të kontrolluara. Në Gjirokastër janë evakuuar 5 familje në Tërbuq, ndërsa problematike vijon të mbetet situata në fshatin Cerrunjë në Elbasan.