Ora News - Kulla: Qeveri-Presidencë klimë konstruktive, në Greqi do shkojmë si shtet dhe jo si çeta

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka një klimë konstruktive për të vajtur drejt një marrëveshje me Greqinë. Kështu u shpreh analisti Ilir Kulla i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare.

Në një analizë për situatën në lidhje me negociatat me Greqinë, Kulla u shpreh optimist kur tha se ministria e Jashtme ka dëshmuar përpjekje serioze për të qenë një staf i përbashkët negociues mes qeverisë dhe presidentit.

Ai tha se diskutimet po bëhen që në Greqi të shkohet si shtet dhe jo të ndarë si çeta.

Analisti u shpreh se Presidenti do të japë në kohën e duhur autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë.

Pjesë nga intervista me Ilir Kullën

Ilir Kulla: Unë kam ndjekur një intervistë të ministrit të Jashtëm i cili ka dëshmuar që ka përpjekje serioze për të qenë një staf i përbashkët negociues mes qeverisë dhe presidentit dhe besoj se në kuadër të kësaj ka qenë edhe takimi..

Ilva Tare: Staf i përbashkët?! Pra emrat që janë bërë publik i ka miratuar presidenti Meta?

Ilir Kulla: Nuk është çështje emrash, është çështje frymë më shumë sesa çështje emrash dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion. Besoj se janë përpjekje serioze të të gjitha palëve për të arritur nivelin jo vetëm të cilësisë së përfaqësimit por edhe seriozitetit në një çështje kaq delikate dhe serioze.

Ilva Tare: Pra do ndryshojnë emrat që kanë dalë në publik deri tani?

Ilir Kulla: Nuk kam informacion, por prirem ti besoj ministrit, presidentit punës së institucionit për një çështje kaq serioze. Duam apo nuk duam kjo nuk është një nga ato çështjet e fushatës elektorale por është nga ato çështje që zgjat me shekuj pastaj.

Ilva Tare: Dje ka pasur një takimi Rama-Meta...çfarë mendon se mund të jetë arritur aty?

Ilir Kulla: Nuk besoj që është arritur dicka e veçante, por besoj është në kuadër të kësaj fryme integruese të një ekipi që ka një mendje një formulë, një ide për tu përballur me Greqinë dhe për të shkuar si një ekip i vetëm dhe jo si çeta të ndara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kulla-qeveri-presidence-klime-konstruktive-ne-greqi-do-shkojme-si-shtet-dhe-jo-si-ceta

Share This Video


Download

  
Report form