Report TV - Financimi rus, Manja-Bashës: Sot përgjigju para publikut, nesër para ligjit

Report TV 2018-05-12

Views 0

Deputeti i PS, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime për lobimin rus në SHBA për të siguruar takime në Uashington. Manja thotë se Basha do të japë llogari para drejtësisë shqiptare, por edhe asaj amerikane.
?Kjo histori nuk mund të kalojë me ndonjë deklaratë të PD, pasi ne kërkojmë shpjegime publike nga Lulzim Basha. Kërkojmë shpjegime jo në emrin tonë, por të cdo shqiptari. Dje në mënyrë të paciptë, PD hidhte baltë ndaj Spiropalit, madje në ditën e 8 marsit.

Ne nuk i ndahemi kësaj historie pa marrë përgjigje. Lulzim mos u fshih, por duku, dil e jep përgjigje. Nesër për këtë histori do të përgjigjet para ligjit, këtu dhe rrezik edhe në Amerikë. Dje Basha gënjeu publikisht se nuk ka lidhje me kompanitë.

Share This Video


Download

  
Report form