Ora News - Basha nga Oboti e krah Ademit thirrje Ramës: Shpall gjendjen e emergjencës civile

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Obot për të parë nga afër situatën e përmbytur.

Bashën e shoqëron dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Voltana Ademi: "Njësia administrative Ana e Malit është zona më e prekur. Zona e Obotit, Oblika, Muriqani, kemi dhe Dajçi, Bërdica dhe Jubani, ku janë shtuar hektarët e tokës që ka marrë lumi. Sidomos këto dy ditët e fundit, sidomos në njësinë administrative Ana e Malit është problematike. Nuk kalojnë më dot mjetet e ushtrisë. Lëvizja bëhet vetëm me varka. Jemi munduar dje tu jemi afër banorëve duke u shpëndarë ndihma ushqimore" tha Ademi.

Basha tha se kemi të bëjmë me "një gjëndje të emergjencës civile si rezultat i shkarkimeve të kaskadës së Drinit"

Basha: Me cinizëm dhe përgjegjësi kriminale për këtë situatë qeveria dhe ministri Gjiknuri e kryeministri Rama e kanë refuzuar shpalljen e gjëndjes së emergjencës civile.

Vetë prania e forcave të armatosura dhe detyra që ato kanë për të evakuar banorët, për tu cuar ilace, ushqime e ujë tregon se zona është në emergjencë civile. Vetë Zoti dhe natyra përgënjeshtrojnë ato që ka thënë Gjiknuri se këto përmbytje janë rezultat i reshjeve. Këto përmbytje vijnë nga shkarkimet e kaskadës së Drinit. Për këtë arsye ka një përgjegjësi financiare për dëmshpërblimin e familjeve. Mos shpallja e emergjencës civile, pamundëson, lidh duart pushtetit vendor dhe përbën alibi për qeverinë të mos ndërhyjë me të gjitha forcat e mënyrat.

Në kushtet e emergjencës civile cdo pengesë apo ngadalësim i diktuar nga procedurat ligjore bie dhe shteti dhe pushteti vendor kanë mundësi të veprojnë shumë më shpejt për tu gjetur pranë banorëve'

Basha e quajti të drejtë kërkesën e bashkisë së Shkodrës dhe të deputetëve të PD-së të shpallet gjëndja e emergjencës civile.

Basha: "Dua ti them Edi Ramës se jo për herë të parë po tregon cinizëm e pashpirtësi dhe po sillet në mënyrë kriminale me fatin e banorëve. Është e pafalshme dhe kriminale politikisht dhe ligjërisht ti mohosh banorëve ndihmën që mundëson shpallja e emergjencës civile"

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-obot-ademi-i-tregon-zonat-nen-uje

Share This Video


Download

  
Report form