Ora News - Bushati: Reforma në drejtësi, ndikim edhe në biznes

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi do të japë ndikimin edhe në biznes dhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu deklaroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati gjatë Forumit Ekonomik Frankofon, ku merrnin pjesë 50 sipërmarrës ekonomikë të rajonit të Lionit, të interesuar për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike me ndërmarrje shqiptare dhe të rajonit të Ballkanit. Bushati i ftoi sipërmarrësit Francës të investojnë në Shqipëri.

Bushati: Ne gjatë tre viteve të fundit kemi hyrë në një rrugë të vështirë në lidhje me reformimin e institucioneve të shtetit të së drejtës sepse jemi koshientë për faktin që cdo biznes që paraqet një interes për të qenë prezent në Shqipëri, është i interesuar për të kuptuar jo vetëm nivelin e përputhshmërisë së normave tona, ligjeve tona me ato të BE, por mbi të gjitha kërkon garanci se këto norma, kontrata që firmosen do të duhet të interpretohen në mënyrë të drejtë, të ndershme dhe në përputhje me praktikën europiane me gjykatat shqiptare. Edhe në këtë drejtim ne kemi patur mbështetje nga ana e institucioneve franceze, cka mendojmë se është një garanci shtesë për investitorët.

E pranishme ne forum zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Albana Shkurta, tha se qeveria është duke punuar për krijimin e zonave të lira ekonomike, hap që do të pasohet me aplikimin e lehtësive fiskale për investitorët e huaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-reforma-ne-drejtesi-ndikim-edhe-ne-biznes

Share This Video


Download

  
Report form