http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka pranuar pergjegjesine se kauza kundër krimit ka dominuar ne raport me debatin per ekonominë. I ftuar nga forumi per liri ekonomike, Basha ka dashur te përmbyse kete raport duke bere nje panorame te situatës ekonomike ne vend, ndërsa ka krahasuar vizionin e te djathtës me ate te qeverise Rama. Kryetari i PD ka numëruar investimet ne infrastrukture qe ka bere qeveria demokrate dhe impaktin qe ato kane pasur, duke pranuar se ka bere edhe privatizime te dështuara.
Por Basha ka kritikuar qeverinë Rama se ka dështuar ne keto vite te sjelle qofte edhe nje investim te huaj, duke listuar qindra milionë eurot qe Serbia ka marre vetëm ne kete muaj per te bere me te forte kontrastin.
?Kemi shënuar nje rekord ne këto 5 vite, nuk ka pasur asnjë investim te ri te huaj ne 5 vite.?
Sipas Bashes kjo situate e vështire ekonomike vjen per shkak te modelit qe ka zgjedhur kryeministri Rama.
?Cili është modeli sot? Droga. 180 milionë euro në një kontenier bananesh. Çfarë frymëzon kjo? Kjo shkatërron biznesin. I thotë biznesit çfarëdo që të bësh ti, sado inovacion të kesh, sado ide të mira të kesh, ti nuk konkurron dot. Se nuk konkurron dot, kur një kontenier sjell 180 milionë euro, askush nuk konkurron dot, as nafta, as ajri, asgjë e jo më bizneset normale.?
Po cili është vizioni i PD per ekonominë e Shqipërisë.
?Sa i takon Partisë Demokratike, vendimi është liria totale e tregut, është de rregullimi sipas përvojës më të mirë, përvojës që po shohim edhe në Amerikën e Presidentit Trump.?
Basha ka akuzuar qeverinë per nje politike te gabuar fiskale, pasi i heq taksat per hotelet me 5 yje dhe vendos TVSH per biznesin e vogël.