Report TV - Reshjet e shumta bregdeti i Shëngjinit mbulohet nga plehërat

Report TV 2018-05-12

Views 0

Stuhitë e dimrit kanë lënë pasoja në zonën turistike të Shëngjinit. Si pasojë e baticave të mëdha dhe erërat e forta ka bërë që dallgët e deti të dalin deri në shetitorën e Shëngjinit. Kjo ka sjellë edhe sasi të madha rëre të cilat kanë mbuluar gjithë brezin e shtruar. Sikur të mos mjaftonin vetëm baticat detare, lumejtë kanë sjellë edhe mbetje të shumta të cila kanë mbuluar të gjithë bregun e rërës. Ditët e ngrohta pranverore kanë sjellë edhe vizitorët e parë në këtë zonë të cilët janë përballur me një panoramë aspak të përshtatshme. Kreu i Njesisisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj, thotë se brenda pak ditesh e gjithë vija bregdetare do të sistemohet dhe do të jetë gati për të pritur vizitoret e pranveres.

Share This Video


Download

  
Report form