Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është mënyra si banorët e fshtrave të Kurbinit kalojnë superstradën Milot-Kurbin e konsideruar shpesh si një aks që ka shkaktuar aksidente me pasoja të rënda.
Në të gjithë gjatësinë e autostradës janë disa dhjetra kalime të paligjshme.
Por kjo garë me shpejtësinë, shpesh herë nuk përfundon me fitoren e këmbësorit, siç tregojnë edhe këto buqeta me lule që përkujtojnë viktimat e rrugës. Në të gjithë gjatësinë e aksit, janë disa dhjetra të tilla, si dëshmi e aksidenteve.
Gjatë një vëzhgimi në autostradë, Kamera e Ora News faktoi disa raste të lëvizjes së rrezikshme të këmbësorëve, të cilët shpesh herë e vendosin jetën në këmbët e drejtuesve të mjeteve në një rrugë ku lejohet qarkullimi me shpejtësi të lartë.
Këmbësorët shkelës të rregullave të qarkullimit evitojnë kameran, ndërsa më të moshuarit flasin hapur për lojën me jetën që ndodh cdo ditë në këtë rrugë.
"Kalojnë në mes të rrugës, ska faj shoferi", tha një banor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-vezhgim-ne-superstraden-e-vdekjes-kurorat-sfidojne-makinat