Report TV - Fier- Tiranë, goditet banda me 16 anëtarë, falsifikonin viza për 12 mijë paund

Report TV 2018-05-12

Views 1

FIER-Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? policia ka goditur një grup kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, të cilët falsifikonin dokumente. Në pranga kanë rënë 8 persona, 6 po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim.Grupi kriminal falsifikonte dokumente shkollor, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, kartëmonedha, por edhe dokumente për në Angli dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Ata merrnin porosi për pajisjen me dokumente të falsifikuar për persona të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

REPORT TV ka siguruar momentet e shoqërimit të anëtarëve të bandës kriminele, ndërsa gjatë operacionit u janë sekuestruar prova të shumta materiale, si pasaporta dhe dokumente të tjera të falsifikuara, por edhe shuma të konsiderueshme në lekë, paund dhe euro. Por si funksiononte skema? Sipas policisë, S.P. i cili është në kërkim së bashku me Jetnor Hoxhajn pasi merrnin porositë, nëpërmjet Eris Kolicit dhe A.H. i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobusë për në Tiranë te Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form