Përse një kompani e huaj, për më tepër guaskë dhe specifikisht në pronësi ruse, merr përsipër të paguajë 150 mijë apo 650 mijë dollarë në favor të Lulzim Bashës?! Kjo është pyetja që vazhdon t?i bëjë Partia Socialiste kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që pas publikimit të investigimit të revistës amerikane "Mother Jones", sipas të cilës një kompani ruse ka paguar para në firmën amerikane të lobingut, Muzin Capitol Partneres, për të lobuar në Uashington për Partinë Demokratike.
"Çfarë mund t?u ketë premtuar lideri i opozitës sipërmarrësve rusë në kulmin e fushatës elektorale, vetëm pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme", tha Ervin Bushati.
Për Partinë Socialiste, është e qartë se Biniata Trade, kompania guackë me pronarë ruse, ka paguar plot 675 mijë dollarë për llogari të Partisë Demokratike, siç ka deklaruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë kompani Muzin. Dhe për të kjo është një ngjarje kriminale që turpëron të gjithë klasën politike shqiptare.
"Pra, gjysmë milion dollarë i paskan shkuar firmës private nga 100 shqiptarë, për të cilët Lulzim Basha vetëm ka dëgjuar që ekzistojnë por nuk i di as kush janë; gjysmë milioni tjetër, sipas Lulzim Bashës, firma i paska marrë nuk dihet se nga kush dhe i paska vënë në dispozicion të tij e të Partisë Demokratike për të paguar propagandën opozitare kundër Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë është kjo sallatë ruse parash, kompanish fantazmë, donatorësh të panjohur, bamirësish të papërmbajtur, ku plot 1 milionë Dollarë janë hedhur për fabrikën e baltës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pa dijeninë e këtij të fundit?! Kjo është një nga ato ngjarje kriminale e amorale që e ulin aq poshtë politikën, sa nëse mbeten të pandëshkuara, nuk turpërojnë vetëm autorët e ngjarjes, por të gjithë klasën politike dhe vetë shoqërinë e shtetin ku ndodhen", shpreh Bushati.
Por Partia Demokratike i sheh këto akuza si pjesë të një plani të Kryeministrit Rama për të fshehur dy qëllime.
"Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë dy të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane. Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër. Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës", deklaroi Enkelejd Alibeaj.
Demokratët thonë se politikën shqiptare më shumë se gjithçka tjeter e ulin krimi dhe lidhja e tij me qeverinë.
"Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Edi Ramës me rusë, spiunazh dhe destabilitet, por është bashkëqeverisja e ...