Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parku i Liqenit të Farkës ka nisur të marrë formë, si një tjetër hapësirë çlodhëse për banorët e Tiranës, por edhe pjesë e gjurmës ku do të kalojë Pylli Orbital. Aksionit për gjelbërimin e qytetit kësaj here iu bashkua një mik i veçantë, këngëtari shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Noizy, i cili mbolli disa pemë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i janë bashkuar nismës, që të shfrytëzojnë 10 ditët e fundit për të mbjellë pemë.
?Sot është një ditë fantastike për të mbjellë pemë, për të qenë këtu me shokë e miq, që i çmojmë jashtë mase. I jam mirënjohës Intermedika-s që na dhuroi pemët. E vlerësoj jashtë mase që kanë zgjedhur që përgjegjshmërinë e tyre sociale, ta përkthejnë në gjelbërim për qytetin. Patjetër që korporatat e bizneset kërkojnë të bëjnë biznes dhe të jenë sipërmarrje fitimprurëse, por e ndajnë këtë fitim me komunitetin dhe mënyra më e mirë për t?ia dhënë mbrapsht komunitetit është duke dhuruar fidanë, të cilët nesër do e kthejnë parkun e Farkës në një park të ngjashëm me Parkun e Liqenit?, u shpreh Veliaj.
Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Noizy-n, i cili u bë pjesë e aksionit të madh të gjelbërimit, duke sjellë shembullin e mirë për të gjithë ata të rinj që duan të kontribuojnë për një qytet më të mirë. ?Jam posaçërisht i lumtur që një nga miqtë e mi më të mirë, Noizy, na u bashkua me punë vullnetare, sepse edhe ai beson që një artist i mirë është edhe qytetar i mirë. Noizy jo vetëm është një artist i shkëlqyer, por edhe një çun i mirë. Për të gjithë të rinjtë që mendojnë se njeriu ka vetëm një dimension, besoj se Noizy është prova e gjallë që një njeri i mirë dhe i aftë mund të bëjë shumë gjëra, mund të jetë një shembull në art, për rininë, një shembull për qytetin, edhe duke bërë punë vullnetare. Për këdo që thotë nuk më del koha, Noizy është prova se koha del për të gjitha, në qoftë e ndan mendjen për të bërë mirë. Një frymëzim i tillë i duhet sot të rinjve shqiptarë?, u shpreh Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-mbjell-550-peme-paja-me-e-mire-qe-i-leme-tiranes