Zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj deklaroi mënyra e raportimit të financave duhet të bëhet sipas rregullave të financimit, duhet të përfshijnë çdo detaj, shpenzimet nga partitë, shpenzimet nga subjektet që lidhen me partitë, çdo informacion për raportin financiar nevojitet të pasqyrohet.
?Duhet që çdo shpenzim të depozitohet sipas formateve të standardizuara për raportimet vjetore. Në zbatimin të ligjit, shkelja e afateve të dorëzimit të raporteve në kohën e duhur apo shkejla e formateve të miratuara në KQZ dënohet me ligj nga 50 deri në 100 mijë lekë. Afati për dorëzimin e shpenzimeve është në 31 mars afat?, është shprehur zëdhënësja.