Dëshmia e Izraelitit: 250 mijë eurot i solla për të hapur një klinikë dentare

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia dhe prokuroria vendosin të hetojnë në gjendje të lirë 49-vjeçarin nga Izraeli Efim Richman, i cili u kap të shtunën në Rinas me 250 mijë euro të padeklaruara të fshehura në trup.

Pas ndalimit në aeroport, shuma monetare është mbajtur e sekuestruar deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes ndërsa shtetasi izraelit që vinte në Shqipëri nga Moska, është lënë i lirë për t'u hetur në masën detyrim paraqitje.

Gjatë deklarimeve para hetuesve të policisë, Efim Richman ka thënë se po vinte në shqipëri me shumën prej 250 mijë eurove për të parë mundësitë e hapjes së një biznesi.

Ai ka pretenduar se ka kontaktuar me disa shqiptarë për hapjen e një klinike dentare por nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme, ndërsa burimet nga hetimi i çështjes thanë se pesë pako me nga 50 mijë euro secila janë gjetur në trupin e izraelitit nga skanerat e aeroportit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshmia-e-izraelitit-250-mije-eurot-i-solla-te-hapur-nje-klinike-dentare

Share This Video


Download

  
Report form