Ankohen të përjashtuarit nga ndihma ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne bashkinë e Kamzës janë janë përjashtuar nga ndihma ekonomike 752 familje. Shume prej tyre pretendojnë se jane hequr padrejtësisht.



Kjo eshte shtëpia e Bajram Muratajt. Ai është 72 vjeç dhe vuan nga disa sëmundje. Me heqjen e ndihmës ekonomike familja jeton vetëm me pensionin e tij.



Bashkëshortja e te moshuarit thotë se shuma qe merrnin nga ndihma ekonomike shërbente vetem per te paguar faturat e energjisë dhe te ujit.





Ndërsa djali 26 vjeçar i Bajramit, tregon se është përpjekur vazhdimisht te gjeje nje pune, por nuk ia ka dale.



Ndërsa kjo eshte shtëpia e Desarije Vladit. Ajo jeton ketu me bashkëshortin dhe djalin e vogël. Edhe kësaj familjeje i është hequr ndihma ekonomike.



Drejtori i ndihmës ekonomike dhe çështjeve sociale, ne Bashkinë e Kamzës, Astrit Vata, thotë se duhet te behet verifikimi i te gjitha familjeve qe sistemi ka nxjerre jashtë skemës se re.





Mijëra familje ne te gjithë vendin jane hequr nga ndihma ekonomike. Shume prej tyre ankohen se jane lene padrejtësisht jashtë skemës.

Share This Video


Download

  
Report form