Vizitorët e sotëm ishin nxënësit e klasës së 3-A, të shkollës "Lidhja e Prizrenit", të cilët panë nga afër Sallën Operative 112, funksionimin e Komisariatit Dixhital, Kamerat e Policisë.
Ata u pritën dhe shoqëruan nga zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Policisë Vendore Tiranë Kastriot Skënderi.
Klodian Bilushi, Shefi i Sallës Operative duke iu shpjeguar detaje nga puna e efektivëve që presin telefonatat dhe denoncimet e qytetarëve, ka theksuar se në aplikacionin ?Komisariati Dixhital? kanë mbërritur që nga krijimi mbi 110 mijë denoncime. Ai shtoi se me vendosjen e numrit unik pa pagesë 112, asnjë telefonatë nuk humbet dhe nuk mbetet pa përgjigje dhe reagim.