Nje koncert per traditen shqiptaro-greke

RTV KLAN 2018-05-12

Views 19

Muzikë e traditës shqiptare dhe greke do të dëgjohet në mbrëmjen e së premtes në Katedralen Orthodokse skenë që shfrytëzohet nga opera dhe baletit për shfaqjet e saj. Solistët për këtë koncert janë mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe tenori grek Stavros Salabasopulos.

"Është ky derbi i bukur sepse janë dy kulturat tona në një ballafaqim shumë të bukur, në një gërshetim shumë të bukur të muzikës klasike", tha Vikena Kamenica.

"Muzika të cilës ne i shërbejmë është mbase mënyra e vetme që lidh popujt", u shpreh Stavros Salabasopulos.

"Bridges of Musical Tradition?, ?Urat e traditës së muzikës? do të luhen nga instrumentistët tanë nën dirigjimin e fqinjit grek Eleftherios Kalkanis.

"Duke u bazuar sigurisht në emrat e krijuesve më të njohur grekë dhe shqiptarë", tha Zana Çela, drejtoresha e TKOB.

Koncerti është menduar në dy mbrëmje, në Tiranë të enjten dhe të premten në Vlorë në teatrin ?Petro Marko?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS