Report TV - Kryeministri Rama i dorëzon “tapinë” kishës katolike në Elbasan

Report TV 2018-05-12

Views 0

Merr fund odiseja e pronësisë së Kishës Katolike në Elbasan. Pas dy dekadash betejë ligjore për pronësinë e truallit, mes kishës dhe disa pronarëve ku përfshihej dhe bashkëshortja e ish Presidentit Bujar Nishani, tashmë Kisha zotëron certifikatën e pronësisë.
Pasi qeveria kompensoi pronarët nëntorin e vitit të shkuar, kryeministri Rama i dorëzoi dokumentin Kishës Shën Piu X.

?Më vjen shumë mirë që sot ne i japim fund një kalvari shumë të gjatë, një kalvari absurd dhe të dhimbshëm për komunitetin katolik dhe për Kishën Katolike shqiptare, e cila, pasi kaloi përgjatë flakëve të ferrit të diktaturës, u desh të ndeshej për çerekshekulli me flakët e ferrit të administratës. Praktikisht, siç edhe e dini, u kërcënua seriozisht në ekzistencën e saj këtu në Elbasan dhe më vjen mirë që, përfundimisht, përgjithmonë, nga sot kisha do disponojë pronën e saj të regjistruar dhe të patundur dhe të patundshme më,? u shpreh Kryeministri.

Share This Video


Download

  
Report form