BOOM: E mashtroi ndërtuesi, familja prej 4 vitesh me qira, pa shtëpi dhe pa para

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 33

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" solli mbrëmjen e sotme denoncimin e familjes Bajraktari në Tiranë. Marije Bajraktari thotë se ka porositur një shtëpi në zonën e Yzberishtit në 2013, që sipas kontratës së nënshkruar në 2014 duhet të merrte çelësat e apartamentit. Por sot e kësaj dite, kjo familje është pa shtëpi pasi firma nuk ka fonde dhe pallati ka mbetur karabina. Familja Bajraktari është e detyruar të jetojë me qira në Tirane, ndërkohë që administratorja e firmës as lekët nuk ia kthen dhe as shtëpi nuk i jep.

Denoncimi

Në vitin 2013 Marije Bajraktari ka porositur një shtëpi në zonën e Yzberishtit ku ndërtonte pallate firma ?Ormars 2000?. Pasi kanë rëne dakort për çmimin e objektit zonja Bajraktari i ka paguar 80% të lekëve administratores së firmës Marigo Kushi.

Më pas të dyja palët kanë nënshkruar një kontratë sipërmarrje ku specifikohen parametrat që do të ketë shtëpia në momentin e dorëzimit, njëkohësisht përcaktohet se objekti do të perfundojë punimet në shkurt 2014.

Blerësja ka firmosur një kontratë ku citohej se do t?i dorëzoheshin çelësat e shtëpisë pas një viti, por edhe sot 5 vite më pas zonja Bajraktari nuk është futur ende në shtëpi sepse firma ?Ormars 2000? nuk po zhvillon asnjë punim.

Kjo firmë ka marrë leje ndërtimi për objektin 9 katësh me datë 05.02.2011 dhe punimet duhet të përfundonin në datën 05.02.2014, por fatkeqësisht punimet kanë filluar dhe objekti është një karabina deri në katin e dytë dhe nuk dihet nëse do vazhdojnë punimet, pasi firma nuk ka fonde.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-e-mashtroi-ndertuesi-familja-nuk-merr-dot-shtepine-dhe-parat

Share This Video


Download

  
Report form