Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Udhëheqës shpirtëror të shkencës së shekullit XX-XXI. Kështu e përkufizon fizikantja e njohur shqiptare dhe ish-deputete e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, shkencëtarin dhe fizikantin më të madh i kohës, Stephen Hawking, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 76 vjeçare.
Në edicionin qëndror të lajmeve të Ora News, Hafizi e cilësoi Hawking edhe një kontributor të madh në popullarizimin e shkencës.
Hafizi: Hawking ishte personalitet shumë i madh, një nga udhëheqësit shpirtëror të shkencës së shekullit XX-XXI.Ai ka kontribuar kryesisht në gravitacionin e Ajnshtajnit për të zhvilluar në teori që akoma nuk ka marrë formën finale që quhet gravitacioni kuantik. Lindi si teori pranë vrimave të zeza hapësinore.Publiku është i njohur për misterin e këtyre objekteve të Universit dhe Hawking është një kontributor i madh bashkë me grupin e bashkëpunëtorëve të vet, duke udhëhequr idetë për zhvillimin e teorisë në këto objekte të gravitacionit të fuqishëm. Hawking është kontributor i madh në popullarizimin e shkencës, ka shkruar libra të thjeshtëzuar të cilët janë kapur dhe përqafuar nga publiku dhe besoj se kanë qenë burim frymëzimi për breza të tërë që të ndjekin rrugëne shkencës. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm sepse në fund të fundit kjo është jeta, brezat e vjetër duhet t'ua lënë vendin të rinjve dhe detyra është që në rradhët e shkencës të kemi të mundur të ftojmë një rini sa më të talentuar dhe që të ketë shkencën me pasion.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/stephen-hawking-ne-syte-e-hafizit-udheheqes-shpirteror-i-shkences-se-shekullit-xx-xxi