Report TV Ekskluzive/ Pasuritë e prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ndryshe nga familjet e zakonshme shqiptare, të cilat duhet të kursejnë rreth 20 vjet për të blerë një apartament, njerëzit e drejtësisë i blejnë apartamentet me një lehtësi të habitshme. Shqiptarja.com sjell të dhëna ekskluzive rreth pasurisë së çiftit të prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi, të përfolur muajit e fundit për përplasjet me kryeprokuroren Arta Markun, por edhe me Ambasadën Amerikane, e cila nuk e lejon zonjën Gashi që të shkelë në tokën amerikane.

Prokurori Dritan Gina, i cili në fillim të muajit janar u shkarkuar nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, deklaron se, në vitin 2011 ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 80 mijë euro.

Prokurori Gina thotë se për të mundësuar blerjen e këtij apartamenti ka marrë një kredi me vlerë 45 mijë euro, ndërsa 35 mijë euro i kanë bërë dhuratë. Gina thotë se detajet e dhuratës 35 mijë euro gjenden në faqen 6 të deklaratës së pasurisë së vitin 2011. Shqiptarja.com disponon këtë deklaratë, por faqja gjashtë është hequr.

Share This Video


Download

  
Report form