Basha - Ramës: Ktheju urgjent familjeve ndihmën ekonomike me 25 mln USD që i dhe për inceneratorët

Report TV 2018-05-12

Views 0

Mocioni me debat nga opozita kërkohej që nga momenti i largimit të 30 mijë familjeve në nevojë nga ndihma ekonomike, por u shty. Rama iu ka hequr bukën e fëmijëve 30 mijë familjeve në varfëri ekstreme. Nuk ka shqiptarë që të mos e kuptojë që papunësia nuk mund të zgjidhet kurrë duke pritur që kryetari i opozitës të dalë në fotografi me ta, as duke u kacafytur me opozitën, të vetmen gjë që Rama di të bëjë. Ai e zhyt vendin në varfëri, di vetëm t?ua hedhë fajin të tjerëve.

Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale, morale. Skema e pikëzimit do iu tregonte qartë shqiptarëve kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Rama mban sekret këtë skemë, duke çuar në këtë masakër të vërtetë sociale. Unë kam parë nga afër atë që Rama refuzon ta bëjë. Ti refuzon të përballesh me krimin tënd, të shkosh e të shohësh se si ushqehen në mëngjes me lakra turshi. Ke humbu çdo kontakt me popullin tënd, që e përbuz, e urren dhe e godet.

Share This Video


Download

  
Report form