Ora News - Burg për montuesin e bombave, Hoxha: Më ka shpërthyer një pako kur isha duke punuar

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Megjithëse i gjymtuar nga shpërthimi 34-vjeçari Gentian Hoxha do të hetohet në masën ?arrest me burg? deri në perfundim të hetimit. Vendimi iu dha në ambientet e spitalit të Traumes ku 34 vjeçari nodhet ne gjendje të rënde shendetësore.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Gentian Hoxha, i akuzuar se montonte bomba me celular.

Masa e sigurisë u caktua në ambientet e spitalit ku i akuzuari ndodhet i plagosur si pasojë e shpërthimit të fortë që ndodhi në dyqanin e celularëve ku ai punonte pranë institutit të higjienës në kryeqytet. Vendimi iu dha nga gjyqtarja Shefkie Demiraj e cila ishte e pranishme se bashku me prokurorin Ervin Karanxha ne ambinetet e spitalit.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj, : "Masa e sigurimit e kërkuar nga Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë ëshët ajo e arrestit me burg parashikuar nga neni 208 i Kodit të Procedurës Penale.

Kishte avokat të caktuar nga shteti sepse nuk kishte avokat të zgjedhur. Foli shumë pak, është rëndë"

Ndërsa mbrojtësi i 34 vjeçarit tha se gjatë marrjes ne pyetje I riu ka dhënë verisionin e tij për ngjarjen, duke mos pranuar akuzat e prokurorisë.
Për më shumë lexoni në:

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS