Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që nga fundi i janarit, kur filloi procesi i zhvarrimit në Dragot të Tepelenës, kanë gjetur eshtrat e 108 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Njoftimi është bërë të enjten në Athinë nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë vendase.
Shtabi sqaron se eshtrat e gjetura nuk janë identifikuar ende.
Identifikimi pritet të jetë një proces i gjatë, për të cilin do të duhet të kryhen ekspertiza laboratorike.
Për këtë qëllim në laboratorin e biologjisë molekulare, në spitalin ushtarak të Athinës është krijuar një data basë me kampionë gjaku nga të pasardhës të ushtarëve që humbën jetën në luftën e 1940-1941-shit.
Janë më shumë se 360 kampionë të tillë, bën të ditur shtabi i përgjithshëm, që komenton se kjo dëshmon interesimin e madh që ka nga ana e të afërmve të të rënëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zhvarrimet-ne-dragot-gjenden-eshtrat-e-108-ushtareve-greke