Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj në konferencën me palën italiane u pyet nga gazetarët në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës. Ai tha se të gjitha strukturat ligjzbatuese po punojnë për të dhënë ndihmesën e tyre.
Rasti po vlerësohet tha ai dhe po bashkëpunohet me homologët në vendet ku u tranzitua kontenieri.
Hajdarmataj: Për rastin për të cilin flisni të gjithë strukturat shtetërore përfshi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera që japin ndihmesë në këtë çështje
Ky është një rast që është vlerësuar, po bashkëpunojmë dhe me homolgoët në vendet ku është tranzituar kontenieri. Hetimet janë intensisve kemi përfshirë në hetime oficerët më të mirë që ka prokuroria e policia. Po bëjmë detyrën, në momentin kur të kemi dicka do dalim para media
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/613-kg-kokaine-hajdarmataj-po-bashkepunojme-me-vendet-ku-u-tranzitua-kontenieri