Cirku Kombetar apo i Tiranes?

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Radha për të protestuar u vjen artistëve të cirkut. Shkak janë bërë dy vendime. I pari, me propozimet në projektligjin për artin dhe kulturën cirku humb statusin kombëtar. I dyti 2400 metrat katrorë në rrugën Anton Ashta, përballë të digës së liqenit artificial, që ishin në pronësi të Ministrisë së Kulturës dhe nga 2013 ishte premtuar ndërtimi i Cirkut të ri Kombëtar, kalojnë në varësi të Bashkisë Tiranë që do të shfrytëzohet për aktivitete social-kulturore të Cirkut të Tiranës.
Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës për ndryshimet në projektligjin për artin dhe kulturën artistëve të cirkut iu dha kjo përgjigje.
Për shqetësimet e artistëve të cirkut Ministria e Kulturës ende nuk është shprehur.

Share This Video


Download

  
Report form