Rudina/ Olen Cesari rrefen marredhenien me kantautorin italian Lucio Dalla (16.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 4

Olen Cesari është mjeshtr i violinës dhe vlerësohet në të gjithë botën për muzikën që bën.
Violinisti është një prej atyre që ka njohur nga afër personat publikë më të famshëm në botë dhe një ndër ta ka qenë edhe kantautori i njohur italian, Lucio Dalla.
I ftuar në ?Rudina? Cesari rrëfeu marrëdhënien me të madhin Dalla teksa e përshkroi se njeri tejet të theshtë. Ai tha se ka patur marrëdhënie shumë të afërt me të madje e konsideron si babain e tij të dytë.
?Në vitin 2000 ka vdekur babai im dhe nga ky moment Lucio Dalla ka marrë rolin e babait tim, kishim një raport prindëror. Kur kisha një hall e pyesja si të veproj. Për krishtlindje më ftonte në Itali bashkë me nënën time. Ka qenë raport shumë familjar. Ai ishte gjeni, shumë i thjeshtë. Ai ndante mendimin dhe kohën me këdo, nuk i thoshte njeriu kurrë jo. Kam bërë xhiron e botës me të, 1 vit pa u kthyer në shtëpi?, tha Cesari.

Share This Video


Download

  
Report form