Arrestohet Kryetari i Bashkise se Lezhes

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Fran Frrokaj, Kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe zëvendësi i tij Enver Hafizi janë arrestuar nën akuzën për abuzim me detyrën lidhur me tjetërsimin e tokave në bregdet.

Prokuroria ka lëshuar 23 urdhër arreste për zyrtarë të Bashkisë e Hipotekës dhe persona të tjerë, por deri tani ka ekzekutuar vetëm 12, në një operacionin e koduar ?Ranishtja 4?.

Frrokaj ishte në zyrën e tij kur mbërritën efektivët e policisë. Ai nuk ishte thirrur asnjëherë për t?u ballafaquar me akuzat, para arrestimit. 7 prej të akuzuarve janë në arrest me burg, ndërsa 5 në arrest shtëpie

"Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, në vendin e quajtur ?Rana e Hedhun?.

Mes të arrestuarve përfshihen edhe Kryetari i qarkut të Lezhës, Gjok Noka, ndërsa një prej të shpallurve në kërkim është futbollisti i Vllazninës, Renato Malota.



Sipas hetimeve, Kryebashkiaku i Lezhës është përgjegjës për përpilimin e praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të shtetasve që kanë përfituar ranishten si tokë arë, bashkë me shefen dhe specialistin e zyrës së Kadastrës.

"Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë ?Arë? dhe ?Pemtore?. Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës".

Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Hipotekën e Lezhës, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë, apo edhe të lidhjeve të tyre familjare.

Skema e përdorur, sipas hetuesve, është e njëjtë si në plazhin e Spillesë, ku ranishtja kthehej në tokë arë, duke u kaluar në pronësi të personave të ndryshëm.

Hetimi i prokurorisë për këtë rast nisi pas një kallëzimi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas një auditi të KLSH-së, në Bashkinë e Lezhës janë gjetur shkelje mjaft të rënda me trajtimin e pronave në bregdet.

Share This Video


Download

  
Report form