Ora News - Partitë të fundit, shqiptarët më shumë besim tek feja

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me UNDP, institucioni më i besuar është feja i ndjekur nga Forcat e Armatosura. Policia e Shtetit edhe pse ka pësuar rënie, mbetet në kuota të kënaqshme. Media, Presidenti dhe partitë politike janë institucionet që kanë humbur besimin e publikut në vitin e fundit.

Institucionet fetare mbeten më të besuarat në sytë e opinionit publik shqiptar me 76% të përgjigjeve pozitive, ndjekur nga Forcat e Armatosura me 63%.

Në studimin e kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me UNDP, qeverisja qëndrore është rritur me 3% në perceptimin e publikut duke marrë 47% të përgjigjeve pozitive.

Zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, u shpreh se besimi do të rritet akoma më shumë në vijim.

Mesi: Më vjen mirë që raporti i 2017 ka një përmirësim të dukshëm në rritjen e besueshmërisë në qeverisje krahasuar me 2016. Do të shkojmë drejt rritjes së përceptimit dhe besueshmërisë së qytetarëve ndaj forcave të policisë.

Parlamenti mbetet në kuota të ulëta me 34%, edhe pse është rritur me 7% nga viti i kaluar.

Ky rezultat i ulët në perceptimin e publikut, sipas nënkryetares së Parlamentit, Vasilika Hysi, i dedikohet seancave të së enjtes.

Hysi: Besimi i publikut tek Kuvendit i Shqipërisë ka një rritje prej 7%, e vlerësoj këtë, prisja edhe më shumë në fakt. Por mesa duket seancat e ditës së enjte janë imazhi i Kuvendit të Shqipërisë në sytë e qytetarit.

Përfaqësuesi i PNUD, Brian Williams, ngriti shqetësimin se qytetarët po fillojnë të humbasin besimin tek reforma në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/partite-te-fundit-shqiptaret-me-shume-besim-tek-feja

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS