Operacioni për arrestimin e personave të implikuar në tjetërsimin e pronave në zonë e ?Ranës së Hedhun? në Lezhë ka vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme.
Deri tani janë arrestuar 12 persona mes tyre Kryetari i bashkisë dhe zyrtar të tjerë bashkiak, por edhe ish drejtues hipoteke. Ndërkohë vijon aksioni për kapjen e personave të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim si pjesëmarrës në këtë organizatë.
Në këtë zonë janë tjetërsuar rreth 298 mijë metër katror në pjesën e rërës. Report Tv siguron pamjet e tokës në Shëngjin, e cila u tjetërsua përmes falsifikimit dhe më pas u shit të persona të tjerë në kohë rekord.