Report TV - Vijojnë largimet, 4 këshilltarë të LSI në Vlorë kalojnë me PS

Report TV 2018-05-12

Views 0

Vijojnë largimet e këshilltarëve bashkiakë nga radhët e LSI në drejtim të Partisë Socialiste. Pas Gjirokastrës, Fierit dhe Elbasanit, sot ka qenë radha e 4 këshilltarëve të Vlorës, të cilët njoftuan largimin nga LSI. Këshilltarët e larguar nga LSI janë; Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj. Ata deklarojnë se LSI e ka humbur orientimin si forcë që synonte integrimin në BE, pasi po justifikon lobimin rus të PD.
?Zgjedhjet e fundit në pushtetin lokal si pjesë e koalicionit me PS, synonin mbrojtjen e interesave të qytetarëve. E ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE, konstatojmë me keqardhje se LSI ka humbur integritetin e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë, por personale të drejtuesve dhe ish-funksionarëve të lartë të saj.

LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesa të errëta anti-kombëtare, që ka lidhje me rusët. Eksponentët e LSI nuk janë distancuar, përkundrazi janë përpjekur ti justifikojnë. Duke qëndruar besnikë të parimeve për të cilat kërkuam votën, e kemi të pamundur të vazhdojmë dhe largohemi nga LSI. Nga tani do të jemi pjesë e grupit të PS në Vlorë? deklaruan ata.

Share This Video


Download

  
Report form