ReportTv zbardh ekskluzivisht kodet e përdorura nga 23 trafikantët e drogës që operonin në Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në operacionin e koduar ?shefi?, pjesë e të cilës ishte dhe një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe rumenë.
Nga hetimet ka rezultuar se shqiptarët e përfshirë në këtë trafik për të kamufluar aktivitetin kriminal e cilësonin drogën gjatë komunikimeve të tyre telefonike me epitetit si ?makina, rrushi, punëtor, motorr, shishe birre, shishe uji, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra. Ndalur te paratë dhe vlerën prej 1400 euro për kg që grupi kriminal hidhte në tregun italian, kanabisin e transportuar si nga ajri, deti dhe rrugë tokësore etiketoheshin me termat ?dokumentet, orë pune, punëtorë?.