NATO prezanton raportin vjetor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg prezantoi raportin vjetor te aleancës.



Në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg, u shpreh se një nga shqetësimet kryesore të NATO jane sjelljet pamatura të Rusisë, duke përmendur këtu edhe helmimin e agjentit të dyfishtë rus në Britaninë e Madhe, Sergey Skripal dhe të vajzës së tij Yulia.



?Që nga themelimi i NATO-s, në territoret e aleancës për herë të parë është përdorur një kimikat që ndikon në sistemin nervor. Të gjithë aleatët janë dakord se ky sulm shkel rregullat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo është e papranueshme dhe një gjë e tillë nuk ka vend në një botë të civilizuar.?



Sekretarit i Përgjithshëm tha se të gjithë aleatët do t?i japin mbështetjen e nevojshme Britanisë. Kreu i Aleancës se Atlantikut te Veriut pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Bruksel.



Gjatë prezantimit të raportit, Stoltenberg përmendi përforcimin e pranisë së NATO-s në Detin e Zi, rritjen e sulmeve kibernetike dhe hibride, pjesëmarrjen në koalicionin ndërkombëtar kundër DEASH-it, rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.



Sekretarit i Përgjithshëm njoftoi se në vitin 2017, aleatët evropianë dhe Kanadaja rritën shpenzimet për mbrojtje me pothuajse 5%, duke shënuar rritjen më të madhe që nga viti 2014.

Share This Video


Download

  
Report form