Aldo Morning Show/ Marrin kumbarin per pushime ne Korce, burri zbulon tradhetine e gruas(19.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 4

Pushimet në Korçë për një çift shqiparësh të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.
Gazetarja e ?Aldo Morning Show? tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin.
Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.
?Një çift shqiptar që jetonte në Greqi është kthyer në Korçë për pushime. Me vete çifti kishte marrë edhe kumbarin grek që i kishte pagëzuar. Një natë përpara se të largoheshin nga Shqipëria burri kishte pirë shumë alkool dhe është shtrirë për të fjetur. Pasi gruaja është siguruar se burrin e ka zënë gjumi ka shkuar në dhomën ku qëndronte kumbari dhe ka kaluar disa momente romantike me të. Kur burri është zgjuar në mëngjes ka zbuluar se ç'kishte bërë gruaja, ai i ka grisur pasaportën dhe më pas ka rrahur kumbarin. Më pas burri është kthyer vetëm në Greqi dhe i ka thënë gjithë fisit se është ndarë me gruan?, tha gazetarja.

Share This Video


Download

  
Report form