Durrës shtëpia i përmbytet nga uji, banori: Policia më tha: Boll se na çmendët, kemi shumë punë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Situatë e tmerrshme paraqitet në zonën e ish-Kënetës, në Durrës, aty ku uji arrin në 1.5 metra në banesa. Report Tv ka kontaktuar me një banor, i cili tregon tmerrin nga uji.

Ai shprehet për mikrofonin e Report Tv se uji ka vërshuar brenda banesës, duke prishur gjithçka dhe duke detyruar që familjarët të dalin te komshinjtë.
?Komplet kanalet e bllokuara. Asnjë ndihmë nuk e kam pasur nga policia dhe zjarrfikësja. I kam marrë në telefon disa herë, por asnjë nuk më ka ardhur te shtëpia. ?Boll se na çmendët, kemi shumë punë, jemi të zënë?, na ka thënë. Kemi 1.5 m ujë, që ka ndërtuar gjithë orenditë e shtëpisë. Familjarët i kam nxjerrë jashtë te komshinjtë. Është hera e parë sot, që kemi pasur kaq shumë ujë. Ka ardhur uji menjëherë dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë, na ka dëmtuar uji të gjitha pajisjet, çfarë kemi pasur në shtëpi?, tha banori.

Share This Video


Download

  
Report form