Kryetari i PD, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit në një komunikim me mediat ka folur edhe për vendimin e gjykatës së Lezhës, që liroi nga burgu Fran Frrokajn, që u arrestua para tre ditësh për tjetërsim të pronave. Basha tha se nuk gjykon vendimet e drejtësisë, por akuzoi se nuk përdoret i njëjti standard edhe për socialistët. Gjithashtu lideri demokrat vijoi akuzat për Tahirin.
?Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj vendimet e gjyqësorit. Drejtësia është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë, pse nuk është arrestuar Roshi, apo socialistët e tjerë? Mos heshtni, kërkoni llogari. Rama ka një synim, të shpëtojë varkën që po mbytet.
Kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë. I akuzuar nga Italia si njeriu kyçi i trafikut të drogës. Kur do të vendosen para drejtësisë kokat e policisë që janë arratisur. Kur do të dalë para drejtësisë Dako, Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes së heroinës, por edhe Gjiknuri. Këto cështje nuk mund të harrohen. Pa u vendosur këta njerëz para drejtësisë, ka vetëm propagandë? deklaroi Basha.