Rudina/ Ermira Kola tregon fillimiet ne karriere (19.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 9

Me zërin e ngrohtë dhe të thellë këngëtarja Ermira Kola të sjell ndërmend serenatat korçare të cilave i ka qëndruar gjithnjë besnike.
Prej disa vitesh ajo ka patur një tërheqje nga daljet mediatike. Kola ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për mërrëdhënien me muzikën, por edhe për familjen, sepse është bërë nënë e nje djali. Ajo tha se ka nisur të këndojë që në moshën 5 vjeçare dhe improvizonte në lagje.
?Që në moshën 5 vjeç kam dalë në skenë. Në shtëpi improvizoja, merrja motrën që t?më prezantonte. Më pas kam dhënë koncerte te lagjia dhe më shihnin të gjithë fëmijët e vegjël. Aty kam marrë duartrokitjetet e para. Fillova të mësoja këngët e festivaleve të gjitha dhe i këndoja tek lagjia. Dhe një ditë babi im i thotë dirigjentit të qytetit që tmë dëgjojë nëse kam apo jo talent. Shkova në pallatin e kulturës dhe këndova këngën e atij viti që kishte marrë çmimin e parë dhe dirigjenti më shoqëroi me piano. Ndërkohë që unë po këndoja këngën dirigjenti ngriti sytë më pa mua dhe babain tim dhe tha që talenti im ishte i lindur. Aty filloi gjithçka? tha Kola.

Share This Video


Download

  
Report form