Pakti Detar, Koloneli Myslim Pasha: Duhet të jemi të kënaqur që po rinegociohet

Report TV 2018-05-12

Views 0

Njeriu që denoncoi marrëveshjen e Detit me Greqinë në vitin 2009, Kolonel Myslim Pashaj i ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv ka rrëfyer si mësoi se Greqia i kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme Shqipërisë nga ajo marrëveshje.

Sipas tij, ka qenë meritë e medias që marrëveshja mes dy vendeve u rinegociua. "Duhet të jemi të kënaqur, të gëzuar që po rinegociohet. Ky nuk është një problem personal, por një kauzë që u zbulua rastësisht". "Greqia kishte marr ujërat tona. Ky ishte përfytyrimi që më ra mua në mendje, pra pikën treshe ta kenë të tre një lloj... Më pas u detyrova t'i futem studimit sepse nuk e njihja ligjin e detit. Dhe emisionin e parë e kam bërë me ju...", tha Pashaj.

Sa det i mori Greqia Shqipërisë?
Koloneli i 'Detit' bën edhe përllogaritjet sesa det i mori Greqia Shqipërisë në vitin 2009. "Ne kishim 139 km vijë bregdetare, ndërsa Greqia në arqipelagun e Korfuzit kishte vetëm 86 km dhe kur iu ndanë Shqipërisë i kishte rënë për një 1 km vijë tokësore, ishin 10 km ujë, ndërsa Greqisë për një 1 km tokë, i kishte rënë 17.9 km2 vijë bregdetare. Dhe përgjigja ishte e tmerrshme, nuk e kemi bërë matjen".

Share This Video


Download

  
Report form