Ora News - Pjerin Ndreu: Kritikat për qeverisjen ia them kryeministrit Rama

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se do të jetë gjithmonë kritik me qeverinë sa herë që ai mendon se nuk shkon mirë diçka. Ai tha në studion e lajmeve në Ora News se kryeministri Rama i merr parasysh kritikat e tij dhe nuk i anashkalon shqetësimet.

Pjerin Ndreu: Unë jam kritik për gjithçka që mendoj që nuk shkon mirë në qeverisjen e PS dhe nuk kam asnjë lloj hezitmi për ta thënë publikisht. Dhe kam një marrëdhënie korrekte me vetëveten, kam një rregull me veten time. Përsa të jem në politikë ajo që unë mendoj se është e paligjshme unë do ta them. E them në grupin parlamentar, ia them edhe kryeministrit, e them edhe në publik. Është absurde që ne sot pas 6 muajsh të kemi akoma derivate të disa drejtuesve të cilët nuk kanë asnjë lidhje me formimin me shkollimin me profesionalizmin...

Ilva Tare: Këta janë të gjithë të LSI?

Pjerin Ndreu: Mund të jenë edhe të PS, s'ka lidhje

Ilva Tare: Çfarë ju thotë kryeministri kur bëni këto kritika?

Pjerin Ndreu: Kryeministri i merr parasysh, diskuton me ne. Ka raste kur nuk është dakord me vërejtet që bëjmë, por nuk është ai që i anashkalon dhe nuk bën punën e tij për ti ezaurur disa probleme që qëndrojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pjerin-ndreu-kritikat-qeverisjen-i-them-kryeministrit-rama

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS