Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në javën e tretë të përmbytjes që po kalon qarku i Shkodres, drejtori i emergjencave civile Shemsi Prençi ka kërkuar në formë të prerë që të shpallet emergjenca e pjesshme civile. Ai e ka cilësuar situatën të rëndë për këto zona, veçanërisht për shkak të prurjeve dhe dëmtimeve që kanë një pjesë e argjinaturave.
I ashpër në qëndrimin e tij ai u tregua për investimin e ri të rrugës Shkoder- Velipojë, ku kërkoj që në tryezë të thirret prokurori i rrethit dhe të nisë një hetim për këtë vepër. Investim skandaloz që po gropos punën e strukturave dhe po zgjeron hartën e përmbytjes e quajti atë, duke e argumentuar edhe arsyet.
Ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi duke parë me shqetësim rritjen e sipërfaqes nën ujë, deklaroj se Shkodra po shkon pranë situatës së 2010-es. Ajo e quajti kabinetin qeveritar të papërgjegjshëm, që në gjithë këto ditë kanë një sjellje indiferente ndaj situatës po kalojnë këto zona.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/permbyjet-ne-shkoder-prenci-kerkon-te-shpallet-emergjenca-e-pjesshme-civile