Ora News - Prokuroria çon në gjykatë ish deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit. Selamit iu hoq mandati dhe u hetua në kuadër të ligjit për dekriminalizimin pasi u zbulua se në vetëdeklarim kishte fshehur faktin se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali.

Përveç humbjes së mandatit, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami, do të përballet edhe me drejtësinë për akuzën e falsifikimit.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.

Ai akuzohet për "Falsifikim të vulave, stampave dhe formulareve? parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Selamit iu hoq mandati dhe u hetua në kuadër të ligjit për dekriminalizimin pasi u zbulua se në vetëdeklarim kishte fshehur faktin se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali.

Sipas prokurorisë, nga kqyrja e formularit te vetëdeklarimit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me ?JO? pyetjes nësë eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale në fuqi, ose jo.

Organi i akuzës thekson se referuar dokumentacionit të administruar në përgjigje të leterporosisë se autoriteteve italiane te drejtesise, rezulton e provuar se:

"I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te mases se sigurimit ?arrest me burg?, leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te ?Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin?. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007, Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale. Me kete akuzë ish-deputeti Selami rrezikon denimin nga 6 muaj deri ne 4 vite burg ".

Dekriminalizimi dhe vetëdeklarimi

Kuvendi i Shqiperise me date17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 ?Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike. Ne zbatim te ligjit te sipercituar, Shkëlqim Selami ne cilesine e deputetit te Republikes se Shqiperise, ka qene i detyruar te plotesoje ?Formularin e vetedeklarimit? me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzictencen ose jo te shkaqeve per te kandiduar, per te mos u zgjedhur, ose emeruar. "

Provat e prokurorise

Ne kushtet kur kemi te bejme me

1) Nje vendim gjykate per caktim mase sigurimi te padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit ?Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike?, per te cilin personi nen hetim ka marre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.

2) Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajsi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim, kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai,

Arri...

Share This Video


Download

  
Report form