Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein shprehet optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Fleckenstein thotë se Parlamenti Europian e mbështet avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.
?Ne në Parlamentin Europian do të japim rekomandimin tonë dhe në fund shtetet anëtare do të vendosin në gjirin e Këshillit të Ministrave. Por këtë radhë kam një parandjenjë të mirë, që ka një shans të vërtetë që vendimi të merret?.
Fleckenstein thekson se nuk ka asnjë vend anëtarë që të jetë shprehur në parim kundër nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjatë kësaj kohe do të verifikohet ecuria e reformave.
?Nuk ka kundërshtim në parim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ka disa pyetje lidhur me atë se si po vijohet me krimin e organizuar, si po shkon procesi i Vetting-ut. Mendoj, se balanca e Shqipërisë është goxha pozitive dhe ne mund t?ia paraqesim këtë tablo shteteve anëtare që kërkojnë më shumë shpjegime".
Më 17 Prill, Komisioni Europian do të publikojë një progres-raport për këtë çështje. Në qendër të vëmendjes është ecuria e procesit të Vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi.