Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Migrimi i popullsisë është një fenomen i hershëm ndër shqiptarë.
Ndryshe nga sa mendohet, ai ka traditë para skënderbejane, kur valë të popullsive migratore shqiptare dyndeshin drejt Greqisë dhe Italisë. Janë arvanitasit dhe arbëreshët e sotëm.
Gjashtë deri në shtatë valë të tilla mendohet të kenë ndodhur, deri sa vijmë tek periudha post Skënderbe.
Në librin e tij ?Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë? të përkthyer nga profesor Pëllumb Xhufi, studiuesi arbëresh Paolo Petta e trajton temën dhe pozicionet e emigrantëve arbër të mesjetës në Gadishullin Apenine.
Në periudhën otomane është vështirë të përllogaritet zhvendosja e shqiptarëve. Por duhet thënë se mbizotëron mercenarizmi ushtarak. Regjimentet e mercenarëve shqiptarë do hasen anembanë Evropës, nga stepat e Rusisë e deri në pyjet e Anglisë.
Ajo që ka qenë e identifikueshme është emigracioni në Shtete e Bashkuara. Por numri nuk është domethënës.
Pas pavarësisë është emigracioni politik i antizogistëve i cili shoqërohet edhe nga ai ekonomik. Franca dhe Amerika ishin objektivat e synuar, por vetë numri i vogël i popullsisë autoktone nuk lejonte një numër të madh emigrantësh.
Duhet të vinte viti 1990 kur shqiptarët do të përjetonin dyndjen e parë në dhe të huaj i cili filloi në 2 korrik me dyndjen në ambasada.
5 mijë shqiptarë është kontingjenti i parë i shqiptarëve që largohen nga atdheu. Janë vala e parë e një popullsie e cila kishte arritur nivelin e 3.3 milionë banorëve. Kjo është edhe shifra më e lartë që shteti shqiptar ka pasur si nënshtetas të tij rezidentë. Pas kësaj dite fillon vetëm tkurrja, ku nuk mungojnë nga skenat e eksodeve biblike deri në ato dramatike.
Tetë muaj pas ngjarjes së ambasadave, pason një valë tjetër emigrantësh. Në 6-7 mars 1991 25 mijë shqiptarë mësyjnë anijet, peshkarexhat, dhe çdo mjet që pluskonte për të arritur brigjet italiane. Ndërkohë nga kufijtë e jugut mësynin Greqinë një numër i pallogaritshëm njerëzish. Hemoragja nuk ka të ndalur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/editorial-nga-arena-emigrimi-pse-ikin-dhe-ku-shkojne-shqiptaret