Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grabitës është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018 në lagjen "29 Nëntori". Ende nuk janë identifikuar grabitesit.
Tentativa e grabitjes
Hajdutët, që mendohet se kanë qenë 4, kanë hipur në katin e tretë të një pallati për të grabitur banesën e Minella Muçajt duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë ndjerë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Përplasja
Policia informon: "Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.
Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tentative-grabitje-ne-fier-nje-i-vdekur