Report TV - Droga dhe pastrimi i parave, Xhafaj takon zv.drejtorin e DEA: Duam oficer për Shqipërinë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Droga dhe pastrimi i parave kanë qenë dy temat kryesore të diskutuara nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe zëvendësdrejtori i DEA, Anthony Williams. Ministri Xhafaj ka kërkuar mbështetjen e DEA për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit për të zhvilluar hetime rreth transaksioneve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta.

Sa i takon luftës ndaj drogës, Xhafaj kërkoi që të rritet kapaciteti i zyrës së DEA, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifikimit të takimeve dhe operacioneve të përbashkëta, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s në Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form